Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Mero Baze: Kurti po gëzohet që Vuçiq ia pranoi një pikë nga marrëveshja e Thaçit

    29/08/2022 08:21
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Njohësi i çështjeve politike nga Shqipëria, Mero Baze, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti për të gjitha marrëveshjet me Serbinë të nënshkruar kohë më parë dhe për dialogun, ka mbjellë urrejtje.

    Ai përmes një postimi në Facebook thotë se Kurti po i gëzohet një marrëveshje të cilën e kishte arritur, Hashim Thaçi dhe se nuk ka ndodhur asgjë e re për Kosovën por vetëm për Kurtin.

    “Dje vërtet nuk ka ndodhur ndonjë gjë e re për Kosovën por ka ndodhur një gjë e re për Albinin dhe kjo nuk është pak. Njeriu që ka mbjell urrejtje ndaj bisedimeve me Serbinë dhe që ka akuzuar paraardhësit për tradhti, fiks për atë që dje kishte në tavolinë, është gëzuar që Vuçiq ja ka pranuar një pikë nga ajo marrëveshje e Hashim Thaçit. Shikojeni sa i gëzuar është ai dhe gjithë mbështetësit e tij, për të kuptuar se Kosova po ndryshon. Si mund t’i zemërohesh për këtë gjë. Lëreni njeriun të ndryshojë, lëreni ta kuptojë se vjen nga parapolitika dhe populizmi dhe po kupton se sa punë ka që të rikthehet një herë në vitin 2011, e pastaj të kapë vitin 2019, kur u shpall fitimtar. Serbët nga ana e tyre janë edhe më të gëzuar se Albini. Se ata po ashtu vijnë nga një mendësi primitive konflikti. Ata po gëzojnë që Albinit i kanë thënë, po vetëm me gojë, pasi nuk ka pasur nevojë me shkrim se Marrëveshja ka qenë”, ka shkruar Baze.

    Artikuj të ngjashëm

    Pse u arrestuan Adem Jashari dhe Hashim Thaçi në Shqipëri, flet Mero Baze

    Të Fundit

    Bajrami: Ta shënojmë 1 qershorin si ditë të mafisë energjetike në Kosovë

    Pak ditë para ndeshjes me Serbinë, FSHF del me njoftim

    ZRRE: Bizneset e mëdha kalojnë në tregun e hapur të energjisë

    Haxhiu vushtrrias vdes në Qabenë e bekuar, do varroset atje

    Vritet një 57 vjeçar në oborrin e shtëpisë në Lezhë, tre vite më parë i ekzekutuan vëllan

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.