
Një mërgimtare nga rajoni i Drenicës, e cila jeton në Gjermani, gjatë protestës së sotme në Hagë, shpërtheu në mbështetje të fortë ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi i cili gjendet në paraburgim.
Ajo shprehej se jetën e jep për ish-drejtorin politik të UÇK-së dhe kërkoi lirimin e tij dhe ish-krerëve të tjerë.
”Jam Buqja, drenicake, jetoj në Gjermani”.
”Shpirtin e dha për Hashim Thaçin”, tha ajo sot për Kosovapress.
”Zoti e rujt Hashimin edhe Kadrinë. Jarabi zoti i rujt UÇK-në, oo rrofshin gjithmonë edhe gjithqysh kanë me dalë të lirë, përndryshe kemi me kallë krejt”.