Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Mërgimtari zotohet: Të nisë mësimi, ua paguaj nga 100 euro mësuesit e fshatit tim

    24/09/2022 13:47
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Hamdi Krasniqi, mërgimtari ynë në Austri, është shprehur i zhgënjyer me mosnisjen e mësimit në Republikën e Kosovës. Pas këtij kaosi disa javor, ai ka shprehur një lutje për mësimdhënësit e fshatit të tij, Përçev të Klinës.

    “…shprehim gatishmërinë që kërkesën tuaj drejtuar qeverisë për 100€, ne si Familje jem në gjendje që SHUMËN E 100€ TA KOMPENZOJMË NGA BUGJETI YNË FAMILJAR për gjithë mësuesit e shkollës së fshatit tonë në PËRÇEV të Klinës”, ka shkruar ai në Facebook.

    Postimi i origjinal:

    Apel për mësimëdhënsit e fshatit tim PËRÇEV.

    Unë Hamdi Krasniqi, prindë i 3 fëmive i cili jetoj ne Ëien të Austris dua ti drejtohem ish mësueve të mi të fshtatit dhe atyre që jan tani në shkollen tonë, pasi që këshillat dhe apelet në drejtim të qeverisë aktuale siq po shifet jan të kota.

    Duke qenë prindë por edhe kryemiljar, në këto kushte të vështira tani ekonomike të krijuar nga faktori i jashtëm dhe i brendshëm (Qeveri)  në të cilen jetoni në Kosovë, kërkesa juaj minimale për 100€ është e drejtë dhe e qëlluar. Ju jeni ata të cilët e keni shkolluar dhe poashtu e keni ngritur këtë klas politike e cila ju udhëheq, ju fyen, ju denigron dhe nuk don as të bisedon me ju sod. Premtimet e tyre paraelektorale dhe përkrah juve në protestat dhe kërkesat e juave të mëhershme  siq po shifet ishin vetëm një nga mashtrimet e tyre për të ardhur në pushtet. Por, ne bashkëfshatarët e mi dhe gjithë shqiptarët kudo që jemi, kem ditur të organizohemi edhe në kushte okupimi duke vetëfinancuar arsimin tonë për hirë të qështjeve madhore.

     Për këtë arsye unë Hamdi Halim Krasniqi nga PËRÇEVA me vullnetin timë dhe të familjes për hirë të Fëmijëve shprehim gadishmërin që kërkesen tuaj drejtuar qeverisë për 100€, ne si Familje jem në gjendje që SHUMËN E 100€ TA KOMPENZOJMË NGA BUGJETI YNË FAMILJAR për gjithë mësuesit e shkollës së fshatit tonë në PËRÇEV të Klinës derisa tē gjindet një zgjidhje e përgjithëshme në nivel të Kosoves, në mënyrë që mësimi të filloj sa më shpejt të jet e mundur. Poashtu njëherit ftojë të gjithë bashkatëdhetarët kudo që gjinden dhe njerëzit e vullnetit të mirë në Kosovë në mundësit e tyre ekonomike të bëjnë gjestin e njejtë deri në arritjen e një marrëveshjes ndërmjet Qeverisë dhe SHBASHK-ut.

    Për hirë të Femijëve, për hirë të Kosovës.

    Hamdi Halim Krasniqi

    Artikuj të ngjashëm

    Policia e Kosovës arreston mërgimtarin nga Zvicra në qendër të Lipjanit (PAMJE)

    Mërgimtari nga Shtimja bllokon rrugën për t’i lënë të lirë dasmorët

    Mërgimtarit ia bëjnë shkrumb e hi veturën luksoze në Dragash, dyshon se dikush ia dogji për hakmarrje

    Të Fundit

    I kthehet pronarit vetura që iu vodh në Prizren, Policia jep detaje

    Enriques i vdiq vajza para 6 vitesh, sonte pas triumfit e mbajti bluzën me dedikim për të

    Takimi i parë ballë për ballë, Merzi i shkon për vizitë të enjten Trumpit

    Një person në gjendje të rëndë nga aksidenti mes veturës e motoçikletës në Prizren – Policia jep detaje

    PSG shpallet futues i Ligës së Kampionëve

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.