Adem Sadrija, mërgimtari kosovar që jeton për mbi 40 vjet në Zvicër, ka rrëfyer për vështirësitë më të mëdha të jetës së tij në emisionin “Diaspora”.
Ai tha se gjatë kohës që ishte larg familjes në Kosovë, e kishte të pamundur komunikimin me ta.
Zotëri Sadrija tha se nënën e tij e takoi pas 13 vjetëve. Teksa e tregonte këtë histori, ai edhe shpërtheu në lot.
Adem Sadrija me lot në sy tregoi se si pas vizitës së nënës së tij në Zvicër, ajo vdiq kur u kthye në Kosovë.
“Ajo kishte të vetmin merak që djemtë nuk i kishte pa”, u shpreh ai.
Adem Sadrija nuk ishte prezent në varrimin e nënës, por as të babai të tij, gjë që ia vështirësoi edhe më shumë qëndrimin e tij në kurbet.
“Në 2002-ën kur u ktheva për herë të parë, pas 22 vjetëve e 6 muaj e 3 ditë, kishin dalë me na prit familjarë. Nuk kishte mbetur asnjë gur siç e kisha lanë, kishte ndryshuar gjithçka. Dhe gjithë ata njerëz që ishin mbledh, mungonin dy më të mirët, nënë e babë nuk ishin”, u shpreh tutje ai.