Me mbi 5 orë e gjysmë pritje po përballen mërgimtarët në dalje të pikëkalimit kufitar në Merdare.
Sipas përditësimit të fundit të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, në këtë pikë kufitare, kolona aktualisht është 800 metra. Pritjet në hyrje janë 15-20 minuta.
Pritje të gjata ka edhe te Dheu i Bardhë, ku për të dalë nga kjo pikë pritjet po zgjasin 1 orë e gjysmë.
Në Muçibabë pritjet janë 40 minuta, derisa në Jarinjë 20. Nëpër pikat tjera kufitare, pritjet janë nga 5 deri në 10 minuta.