
Disa të rinj mërgimtarë nga Shtutgarti i Gjermanisë kanë marrë rrugën për në Hagë mëngjesin e së dielës.
Për Klankosova.tv, ata thanë se do shkojnë në Hagë për t’iu bashkuar protestës në mbështetje të luftëtarëve të UÇK-së që po gjykohen atje.
Të shtunën dhjetëra bashkëluftëtarë, veteranë, mërgimtarë e qytetarë të të gjitha trojeve shqipfolëse u nisën drejt Gjykatës Speciale për të shprehur revoltën e tyre ndaj gjykimit atje, që sipas tyre po bëhet padrejtësisht.
