Turneu i Ndryshimit i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) ka vazhduar në Vjenë të Austrisë, ku kryetari i partisë, Lumir Abdixhiku, u prit nga një pjesëmarrje e gjerë e diasporës kosovare.
Kryetari i Vitisë, Sokol Haliti deklaroi se gjatë këtij tubimi të organizuar në zemër të Europës, Abdixhiku theksoi vizionin e LDK-së.
Postimi i plotë:
Turneu i ndryshimit edhe në Vjenë të Austrisë
Me pjesëmarrjen e kryetarit Lumir Abdixhiku në këtë tubim të diasporës kosovare në Austri,u dëshmua se LDK-ja, është forcë politike me një histori të gjatë, e cila do të angazhohet për të udhëhequr vendin në një fazë të re të zhvillimit, ku prioritet mbeten përparimi ekonomik, drejtësia dhe stabiliteti i shtetit.
Ndryshimi po vjen!