Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Mërgimtarët edhe të martën vizituan Kuvendin, deputetët e PDK-së vlerësojnë kontributin e tyre në shtetndërtim

    19/07/2022 15:21
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Për dy ditë më radhë, Kuvendi i Republikës së Kosovës ka qenë i hapur për bashkatdhetarët të cilët dëshirojnë t’i vizitojnë hapësirat e këtij institucioni. Ky aktivitet është tashmë tradicional dhe organizohet në kuadër të javës “Bashkatdhetarët në Kuvend”.

    Me këtë rast, deputeti i PDK-së, Hajdar Beqa, tha se mërgimtarët luajnë rol të madh në historinë e Kosovës, duke përfshirë edhe themelimin e institucioneve.

    “Është kënaqësi t’i presësh mërgimtarët. Normalisht se ata emocionohen kur vinë në Kuvendin e Kosovës, sepse mërgimtarët kanë dhënë shumë për themelimin e këtyre institucioneve. Nuk ka kuptim historia e Kosovës pa angazhimin e tyre sepse kanë qenë promotorë në çdo ngjarje të Kosovës, duke përfshirë luftën e fundit, luftën e Ushtrisë Çlirimtare”.

    Tutje, Beqa vlerësoi edhe mbështetjen financiare të mërgimtarëve si dhe aktivizmin e tyre, teksa tha se ata presin vigjilencë dhe efikasitet nga institucionet e Kosovës.

    “Mërgimtarët kanë qenë edhe mbështetje financiare maksimale por edhe aktiv, kemi dëshmorë, kemi heronj e martir që kanë ardhë prej shteteve të ndryshme. Andaj, mërgata dëshiron t’i shoh institucionet e Kosovës me vigjilente, më efikase dhe vendin me një zhvillim ekonomik më të hovshëm. Mërgata e Kosovës sjell jetë jo vetëm këtu në parlament por në gjithë Kosovën”, tha Beqa.

    Ndërsa, një mërgimtar që po vizitonte Kuvendin, tha se kjo vizitë është me rëndësi sepse i jep mundësinë ta shoh nga afër vendin ku merren vendimet, si dhe kërkoi vendime që përmirësojnë mirëqenien e qytetarëve.“Është shumë me rëndësi që edhe ne ta shohim këtë sallë ku janë deputetët shqiptarë, që japin mendimet e tyre për çështjet madhore të Kuvendit”.

    “Bëj thirrje për vendime të qarta për gjendjen shëndetësore, sepse shoh se ka mungesa në rrjetin social shëndetësor. Populli duhet të shërohet dhe kontrollohet pa para”.Tutje, ky mërgimtar, bëri thirrje që të rinjtë mos ta lëshojnë Kosovën, raporton EO.

    “Çështja ime ka qenë politike në kohën kur e kam lëshu Kosovën, prej Serbisë, por nuk do të thotë që rinia duhet ta bëjë këtë”.Deputeti tjetër i PDK-së, Rashit Qalaj, tha se mërgimtarët kanë dëshirë të njoftohen me problemet, proceset dhe funksionimin e Kuvendit.Po i presim vëllezërit dhe motrat tona që kanë ardhë në Kosovë, që dëshirojnë t’i vizitojnë ambientet e Kuvendit të Kosovës dhe të bisedojnë me deputetët qe janë në sallë. Ata dëshirojnë të njoftohen me problemet, proceset që janë duke u zhvilluar dhe funksionimin e Kuvendit”.

    Ndërsa, një tjetër vizitor i Kuvendit, nga Finlanda, tha se është kënaqësi ta vizitojë këtë institucion, për të cilin u shpreh se “duket më i madh në televizor”.

    “Ndihem i privilegjuar qe jam në parlamentin e Kosovës. Është kënaqësi të jesh në kuvendin e vendit ku ke lindë, edhe pse unë jam ne asamblenë komunale në Finlandë që dy mandate. Kuvendi po duket më i vogël sesa në televizor”, u shpreh ai.

    Të Fundit

    Policia e Kosovës nesër vendos gurthemelin për stacionin policor në Zubin Potok

    Trumpi e pret Netanyahun të hënën e ardhshme në Shtëpinë e Bardhë

    Daku bëhet lojtari më i paguar i kombëtares, miliona euro siguron në Rusi

    Trump mbanë premtimin, i heq sanksionet Sirisë

    11 të vdekur nga shembja e minierës së arit në Sudan

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.