Mbrojtësi i Kosovës, Mërgim Vojvoda, në fund të afatit kalimtar të janarit ka vendosur të ndryshojë skuadër.
Ai mbetet në Seria, por nga Torino tash ka kaluar tek Como.
Vojvoda ka nënshkruar me këtë klub deri në vitin 2028-të, transmeton Klankosova.tv
30-vjeçari pasi i dha fund eksperiencës së suksesshme me Torinon, foli për herë të parë si futbollist i ri i Comos, ku iu bashkua trajnerit Cesc Fabregas, i cili e kërkoi atë me ngulm.
Mbrojtësi i djathtë, por njëkohësisht edhe i djathtë ndihet i lumtur për këtë transferim, ndërsa premton se do ta japë më të mirën nga vetja.
“Jam i lumtur dhe krenar që jam këtu dhe i gatshëm për të ndihmuar ekipin. Serie A nuk është një ligë e lehtë, por mendoj se skuadra ka cilësi. Kam biseduar me trajnerin dhe jam këtu për të punuar për projektin.”, ka thënë Vojvoda pasi nënshkroi me Comon.
Vojvoda i ka zhvilluar mbi 100 ndeshje në Serie A me Torinon dhe përvoja është në anën e tij.
Me Comon, futbollisti me prejardhje nga Drenica synon ta ruajë statusin e ekipit elitar në futbollin italian.
Ai u lind në Liege të Belgjikës.
Mërgim Vojvoda ka luajtur në disa klube të atjeshme, përfshirë këtu Standard Liège dhe Royal Excel Mouscron.
Ai po ashtu është pjesë e rregullt dhe e rëndësishme e Kombëtares së Kosovës, me të cilën i ka mbi 60 paraqitje që prej debutimit të tij në vitin 2016.