Deputeti i PDK-së Mërgim Lushtaku këtë të hënë përmes një postimi në Facebook deklaroi se çdo ditë e më shumë po dëshmohet që pushtetarët aktual të vendit tonë janë misionar të Serbisë. përcjell Gazeta Demos.
Lushtaku shtoi se zyrtarët e kësaj qeverie po punojnë dëmtim të imazhit dhe zhbërje të shtetit të Kosovës.
Postimi i plotë i tij:
“Më tha, a mundesh me i marrë do dëshmitarë katolikë, tha se prokuroria dhe shteti i Evropës dhe bota ju beson më shumë katolikëve…Më tha, që unë me marrë dëshmitarë katolikë kundër Hashim Thaçit”, – Kështu citoi Ndue Gjinaj në një intervistë, duke iu referuar kërkesës që ia kishte bërë miku më i afërt i Albin Kurtit, RIDI – Ridvan Muharremi. Fatkeqsisht, çdo ditë e më shumë po dëshmohet se pushtetarët aktual të vendit tonë, pra, Qeveria Kurti, janë misionar të Serbisë që punojnë në dëmtim të imazhit dhe zhbërje të shtetit të Kosovës. /GazetaDemos