Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka bërë sot një dedikim të veçantë për Nënë Terezën, në përvjetorin e ndarjes së saj nga jeta.
Ai përkujtoi rolin e saj të madh humanitar duke vlerësuar lartë veprat që ajo la pas si frymëzim për të gjithë popujt.
”27 vite më parë, pushoi së rrahuri zemra e madhe e Nënë Terezës, humanistes së njohur dhe gruas së jashtëzakonshme, që ndryshoi botën për të mirë duke shtrirë dorën e ndihmës dhe kujdesit për të varfrit e të uriturit.
Jeta dhe vepra e saj është burim frymëzimi për secilin për t’u angazhuar për solidaritet, harmoni dhe paqe mes nesh.
Shën Tereza ishte dritë shprese për të dobëtit dhe shembull i përulësisë, humanizmit e vetëmohimit. Prandaj, çdo shqiptar sot e përherë krenohet me të!”.