sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Teknologji
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Memli Krasniqi zgjidhet kryetar i PDK’së

    03/07/2021 11:40
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Memli Krasniqi është zgjedhur sot Kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës. Ai ka qenë kandidati i vetëm për këtë pozitë.

    Krasniqi ka marrë besimin e delegatëve për të udhëhequr me PDK’në për katër vitet e ardhshme.

    Krasniqi ka lindur në Mitrovicë më 25 janar 1980 ku ka kryer shkollimin fillor në shkollën fillore “Hasan Prishtina”.

    Shkollimin e mesëm ai e kreu në gjimnazin “Xhevdet Doda”,  më Prishtinë, teksa i ka përfunduar studimet për Shkenca Politike dhe Administratë Publike në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Prishtinës.

    Krasniqi ka të mbaruar magjistraturën në Marrëdhënie Ndërkombëtare në Shkollën Londineze për Ekonomi dhe Shkenca Politike (LSE).

    Në vitet 1999 – 2000 ka punuar si gazetar për agjencinë amerikane të lajmeve Associated Press, ndërsa në vitin 2002 ka qenë Drejtor për Marrëdhënie me Publikun në Qendrën e Telemjekësisë së Kosovës.

    Për shumë vite ai është marrë me muzikë dhe ka punuar në projekte të ndryshme muzikore, kryesisht si tekst-shkrues dhe si anëtar i grupit “Ritmi i Rrugës”.

    Rrugëtimin politik e ka filluar nga viti 2004.

    Artikuj të ngjashëm

    Krasniqi takohet me Escobar, flasin për zhvillimet në Kosovë e rajon

    Bekim Haxhiu për vlerën e koeficientit: Turpëruese, ky vendim të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese

    PDK mban sot konferencë për media

    Të Fundit

    Kërkohen dy të dyshuar për veprën “Vjedhje e rëndë”

    ​Koeficienti prej 105 euro i pa pranueshëm edhe për zjarrfikësit

    FBI bastis shtëpinë e presidentit Biden

    Vlera e koeficientit, reagon KPK: Pagat e prokurorëve janë ulur ndjeshëm, është cenuar funksionalizimi i sistemit prokurorial

    Eskalon debati në mes Julianës dhe Gresës

    Ky portal mirëmbahet nga kompania "GazetaDemos SH.P.K". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e redaksisë së "GazetaDemos SH.P.K". Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni kushtet e përdorimit.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2023

    Shkruani lart dhe shtypni Enter për të kërkuar. Shtypni Esc për të anuluar.