Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Memli Krasniqi viziton shkollën “Ali Asllani”, ku zhvillohet mësimi në kushte shumë të rënda

    16/12/2023 16:34
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi bashkë me kryetarin e Komunës së Kaçanikut, Besim Ilazi, kanë vizituar Shkollën Fillore “Ali Asllani” në fshatin Doganaj, nxënësit e mësimdhënësit e së cilës zhvillojnë mësimin në objekt të vjetër me kushte jashtëzakonisht të rënda, ndërsa objekti i ri i filluar vite më parë ende nuk ka përfunduar.

    Në vitin 2019 është vënë gurthemeli për ndërtimin e objektit të ri të kësaj shkolle, i cili ka qenë i planifikuar të finalizohet në fund të vitit 2022, por punimet kanë ngecur.

    Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi tha se është e papranueshme që një Qeveri, e cila duhet të ju shërbejë të gjithë qytetarëve, t’i penalizojë e t’i ndëshkojë qytetarët e komunave të caktuara.

    “Qeveria e kryeministrit Albin Kurti, jo vetëm që nuk i ka ndarë asnjë euro tash e katër vite Komunës së Kaçanikut, por edhe ato projekte, të cilat kanë qenë të planifikuara, të buxhetuara e duke u zhvilluar, i ka ndaluar dhe i ka penguar që të realizohen. Shkolla Fillore në Doganaj është simptomatike për gjendjen e kësaj qeverie, sidomos për gjendjen në sektorin e arsimit. Ashtu siç i kemi parë rezultatet zhgënjyese të Testit PISA, e kemi prapa nesh edhe një fotografi të shkollës së mbetur përgjysmë, e cila është dashur të përfundoj qysh në vitin 2022, ndërsa në fund të vitit 2023 nuk ka as plane për të vazhduar tutje”, theksoi ai.

    Në anën tjetër, kryetari i Komunës së Kaçanikut, Besim Ilazi tha se nxënësit e shkollës “Ali Asllani” janë të diskriminuar.

    “Gurthemeli i kësaj shkolle është vendosur në vitin 2019 edhe sot punimet janë thuajse në fazën fillesatare që nga viti 2019, edhe pse kjo kontratë do të duhej të përfundonte në vitin 2022. Pra, ne jemi në fund të vitit 2023 dhe siç e shihni nxënësit e kësaj treve janë të diskriminuar, siç e pamë edhe më herët në ambientet e asaj shkollës tjetër se nuk ka kushte për mësim. Megjithatë, jemi në këtë situatë dhe e apelojmë Qeverinë e Kosovës që te mos i diskriminojë qytetarët”, tha Ilazi.

    Drejtori i Shkollës Fillore “Ali Asllani”, Fitim Selmani tha se ndonëse kanë kërkuar direkt nga Ministria e Arsimit për vazhdimin e punimeve për përfundimin e objektit të ri, përgjigja ka qenë negative, prandaj 297 nxënësit e kësaj shkolle po detyrohen ta zhvillojnë mësimin në objektin e vjetër ku gjatë stinës së pranverës paraqiten krimba dhe insekte të ndryshme.

    Artikuj të ngjashëm

    Krasniqi në Malësi të Vërrinit: Me besim të palëkundur në fitoren e PDK-së

    Dhjetë vjet nga hyrja e Kosovës në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar, Memli Krasniqi rikujton historinë e anëtarësimit

    Krasniqi takohet me Terras, kërkon që BE-ja të reagojë ndaj sulmeve të Serbisë karshi Kosovës

    Të Fundit

    Shkojnë mbi gjysmë milioni euro për rreth dy muaj për deputetët e Kuvendit që nuk e kanë nisur ende punën

    Babai e i vëllai e përcollën me lot në sy – doktoresha tha se ka qenë i lidhur edhe kur s’ka pasur shenja jete – çka dihet për vdekjen në Lipjan

    Britania e Madhe rihap ambasadën e saj në Teheran

    Përmbytjet në Teksas – numri i viktimave shkon në mbi 100

    Pishina e Gërmisë pritet të hapet sot

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.