sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Teknologji
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Memli Krasniqi takon Agim Aliun: Ferizaj është modeli i qeverisjes që do ta promovoj anekënd Kosovës

    06/07/2021 16:31
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Kryetari i ri i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, i shoqëruar nga Vlora Çitaku, ka vizituar sot Komunën e Ferizajt ku së bashku me kryetarin Agim Aliu kanë parë nga afër finalizimin e punimeve të projektit për bashkimin e këtij qyteti.

    Lideri i opozitës kosovare tha me këtë rast se zhvillimi që ka marrë Ferizaj me qeverisjen e Agim Aliut është mahnitës.

    Ai ka shkruar në faqen e tij në Facebook se si kryetar i ri i PDK-së do ta promovoj Ferizajn si model të qeverisjes lokale kudo në Kosovë, në zgjedhjet e tetorit, me njerëz profesionistë, të ndershëm e punëtorë, që shërbimin publik për qytetarin e kanë prioritetin e vetëm.

    Deklarata e plotë e kreut të PDK-së, Memli Kransiqi:

    Është mahnitës hovi i zhvillimit që ka marrë Ferizaj me qeverisjen e Agim Aliut. Mes shumë tjerësh, projekti “Bashkimi i Qytetit”, që tashmë po finalizohet, i ka dhënë shije dhe pamje europiane qytetit dhe e ka shndërruar atë në një zonë të rëndësishme mes Prishtinës dhe Shkupit. Kjo qeverisje shembullore do ta marrë edhe më fort mbështetjen e qytetarëve të Ferizajt për katër vjetët e ardhshëm. Unë do ta promovoj këtë model të qeverisjes lokale kudo në Kosovë, në zgjedhjet e tetorit, me njerëz profesionistë, të ndershëm e punëtorë, që shërbimin publik për qytetarin e kanë prioritetin e vetëm.

    Artikuj të ngjashëm

    Eskalon debati në mes Julianës dhe Gresës

    Gashi ‘shpërthen’ ndaj Qeverisë: E padrejtë për krejt, e kapi shtetin dhe s’bën të presim më shumë

    Deputeti i VV-së: Do t’i zbatojmë të gjitha marrëveshjet me Serbinë, pos Asociacionit

    Të Fundit

    Eskalon debati në mes Julianës dhe Gresës

    Gashi ‘shpërthen’ ndaj Qeverisë: E padrejtë për krejt, e kapi shtetin dhe s’bën të presim më shumë

    Deputeti i VV-së: Do t’i zbatojmë të gjitha marrëveshjet me Serbinë, pos Asociacionit

    Koeficienti i pagave, nga sektori privat që punojnë për shtetin kërkojnë të paguhn sipas këtij ligji

    Çitaku: Këto dy vite, rritje kanë shënuar vetëm çmimet e produkteve bazike dhe emigrimi

    Ky portal mirëmbahet nga kompania "GazetaDemos SH.P.K". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e redaksisë së "GazetaDemos SH.P.K". Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni kushtet e përdorimit.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2023

    Shkruani lart dhe shtypni Enter për të kërkuar. Shtypni Esc për të anuluar.