Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi ka njoftuar se nesër do të dalë të marshojë në marshin për drejtësi, i organizuar nga kolegia e tij, Eliza Hoxha dhe Ismail Tasholli.
Ai tha se bashkë me mijëra qytetarë do të takohet në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.
“Nesër, me 2 prill, nga ora 14:00, bashkë me mijëra qytetarë nga e gjithë Kosova, do të takohemi në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, që të Marshojmë për Drejtësi” shkroi Krasniqi.
Ideatorët e platformës “Liria Ka Emër” kanë ftuar të gjithë qytetarët të marrin pjesë në “Marshin për Drejtësi”, i cili do të mbahet nesër më 2 prill nga ora 14:00.