Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Memli Krasniqi në Vushtrri: Qeveria të marrë shembull nga qeverisja e mirë lokale e PDK-së

    06/12/2023 17:55
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

     Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka vizituar sot Komunën e Vushtrrisë, ku së bashku me Kryetarin Ferit Idrizi, kanë ndjekur nga afër punimet e rëndësishme infrastrukturore për transformimin e qytetit dhe përmirësimit të jetës së qytetarëve.

    Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka përgëzuar Kryetarin Idrizi dhe ekipin e tij për punën e madhe në transformimin e qytetit dhe përmirësimit të jetës së qytetarëve.

    “Kryetari Ferit Idrizi, me punën e tij, me modelin e tij qeverisës, vërtetë është kthyer në një model të qeverisjes së mirë që i ka qytetarët në qendër. Me punën e tij, ai po përmirëson mirëqenien dhe jetën e tyre, është duke dhënë shembullin se si duhet të qeveriset në një komunë”, ka thënë Kryetari Krasniqi.

    Më tej, Kryetari Krasniqi ka thënë se është i inkurajuar me punën e Kryetarit Idrizi dhe Kryetarët tjerë nga radhët e PDK-së anembanë Kosovës, nëpër komunat që ata i drejtojnë.

    “Vërtetë kemi dashur që të tregojmë se me PDK-në në qeverisje ne kryejmë punë, mbajmë premtime dhe e lehtësojmë e përmirësojmë jetën e qytetarëve”, ka thënë Kryetari Krasniqi.

    Kryetari Krasniqi i ka bërë thirrje Qeverisë që të mos diskriminoj komunat në baza politike partiake, por të bëhet aleat dhe partnere e tyre në shërbim ndaj qytetarëve.

    “Nëse duhet të ketë ndonjë shembull se si duhet të jemi në shërbim të tyre, mund të vijnë në Vushtrri ta shohin përmirësimin e jetës së qytetarëve. Ne sot jemi në përfundim të vitit 2023 dhe, fatkeqësisht, ky vit nuk është prej viteve të suksesshme të Kosovës. Është vit ku ka pasur regres e stagnim në shumë fusha, siç është dëshmuar edhe nga raportet ndërkombëtare. Por, besoj që secili prej nesh duhet të jetë në nivelin e detyrës për të dhënë maksimumin siç po e jep në Komunën e Vushtrrisë qeverisja lokale në krye me Kryetarin Idrizi”, ka thënë Kryetari Krasniqi.

    Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka thënë se të gjitha projektet e nisura po shkojnë sipas planifikimeve.

    “Së bashku me Kryetarin Memli Krasniqi, sot kemi përcjellë punimet në rrugën “Pestova”, rrugën “Drenica”, rrugën “Avni Saraqi” dhe punimet për ndërtimin e parkingut të automjeteve në këtë pjesë të sheshit të qytetit. Siç po e shohim, punimet janë duke shkuar sipas planit dinamik dhe qytetarët do të jenë shumë të kënaqur me punën që ne po e bëjmë”, ka thënë Kryetari Idrizi.

    Në Vushtrri, Kryetari Krasniqi ka takuar edhe fermerët e sektorit të qumështarisë dhe bletarisë të kësaj komune. Bashkë kanë diskutuar për sfidat në ushtrimin e veprimtarive të tyre, mbështetjen konkrete që kanë marrë nga komuna dhe nevojën për përkrahje edhe më të madhe nga Qeveria e Kosovës.

    Kryetari Krasniqi vizitoi edhe një ndër kompanitë e para të Kosovës në fushën e shërbimeve dhe prodhimeve të dyerve, dritareve dhe produkteve të tjera në fushën e mobilerisë, “Binni”.

    Artikuj të ngjashëm

    Krasniqi në Malësi të Vërrinit: Me besim të palëkundur në fitoren e PDK-së

    Dhjetë vjet nga hyrja e Kosovës në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar, Memli Krasniqi rikujton historinë e anëtarësimit

    Krasniqi takohet me Terras, kërkon që BE-ja të reagojë ndaj sulmeve të Serbisë karshi Kosovës

    Të Fundit

    Netanyahu nominon Trumpin për Çmimin Nobel për Paqe

    Shkojnë mbi gjysmë milioni euro për rreth dy muaj për deputetët e Kuvendit që nuk e kanë nisur ende punën

    Babai e i vëllai e përcollën me lot në sy – doktoresha tha se ka qenë i lidhur edhe kur s’ka pasur shenja jete – çka dihet për vdekjen në Lipjan

    Britania e Madhe rihap ambasadën e saj në Teheran

    Përmbytjet në Teksas – numri i viktimave shkon në mbi 100

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.