Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, do të mbajë konferencë për media.
Konferenca do të nisë në orën 15:00 dhe do të mbahet në selinë qendrore të PDK’së.
“Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi mban sot (e mërkurë) konferencë për media. Koha: 15:00. Vendi: Selia Qendrore e PDK-së”, thuhet në njoftim.
Nuk është bërë e ditur arsyeja e konferencës, mirëpo kujtojmë që edhe dje Krasniqi ka dalë para mediave ku ka njoftuar për aderimin e ish komandatit të FSK’së, Rrahman Rama, në PDK.