Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Ballina

    Memli Krasniqi del me pesë propozime për daljen nga kriza

    15/09/2022 11:45
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, në seancën e parë të sesionit vjeshtor të Kuvendit, ka thënë se Kosova po kalon nëpër një vit të vështirë, i cili si duket do të mbahet mend si një vit i depresionit të shkaktuar nga krizat e njëpasnjëshme që kanë kapluar vendin.

    Sipas tij, këto kriza janë duke gjetur një terren të lirë për të lulëzuar si pasojë e kësaj Qeverie plotësisht të paaftë për të adresuar problemet me të cilat po ballafaqohet vendi.

    Për të kaluar këtë krizë ekonomike, lideri i PDK-së i ka dhënë pesë propozime konkrete. 

    “Më konkretisht, për të kontribuuar në zbutjen e nivelit të inflacionit, për t’i ndihmuar qytetarëve të përballen e me krizën dhe për të kontribuuar në rigjallërimin e ekonomisë, ne kërkojmë që urgjentisht të ndërmirren këto pesë masa konkrete:

    1. Të lirohen nga TVSH-ja të gjitha mallrat esenciale të konsumit për një periudhë gjashtë mujore.

    2. Të eliminohet për një periudhë gjashtë mujore akciza mbi produktet e naftës, gjë e cila do të ulë çmimin e naftës për 36 centë në litër.

    3. Të lirohet konsumi i energjisë elektrike nga TVSH-ja për një periudhë 6 mujore dhe të subvencionohen me 25% faturat e atyre që konsumojnë deri në 1200 këh.

    4. Të rriten për të paktën aq sa është norma e inflacionit pagat, pensionet dhe ndihmat sociale.

    5. Të lejohet tërheqja deri në 30% e kursimeve pensionale nga TRUST-i, me kushtin që gradualisht të rimbursohen mjetet e kontribuuesve që kanë më pak se 10,000 euro në llogarinë e kursimit pensional.”, ka thënë Kryetari i PDK-së.

    Krasniqi ka folur edhe për situatën e vështirë që po kalojnë qytetarët. Ai ka thënë se ata që më parë kanë pasur një standard mesatar të jetesës, sot mezi po i’a dalin disi, ndërsa të tjerët me të ardhura më të ulëta po rrëshqasin drejtë pragut të varfërisë.

    “Në këtë periudhë, rritje të të hyrave ka pasur vetëm Qeveria, mirëpo jo për shkak të rritjes së aktivitetit ekonomik në vend, por për shkak se po shfrytëzon situatën e inflacionit dhe rritjes së çmimeve për ta mbushur buxhetin e shtetit. Përkundër se qëndron mirë me të hyra, kjo Qeveri me kokëfortësinë më të madhe ka refuzuar të ndërmarrë çfarëdo mase që kemi propozuar për të ndikuar në ngadalësimin e rritjes së çmimeve”, ka shtuar ai.

    Më tej, ai ka thënë se këtë qasje të Qeverisë e ilustron më së miri pakoja e fundit për përballje me inflacionin, e cila nëse e shikojmë si për nga momentumi i lancimit, ashtu edhe për nga përmbajtja e saj, tregon se në radhë të parë ka për synim blerjen e paqes sociale, pas krizës që kjo Qeveri e ka krijuar me sjelljen arrogante ndaj punonjësve të sektorit publik, si dhe frustrimeve dhe depresionit të vazhdueshëm që po shkakton paaftësia e saj për të adresuar problemet që ka vendi.

    “Ato para, të cilat kanë arritur në mbi 700 milionë euro dhe po rrinë të bllokuara në llogarinë e Qeverisë, po shërbejnë për t’u përdorur kohë pas kohe më tepër si instrument politik për të ndikuar në disponimin afatshkurtër të disa kategorive të qytetarëve, sa herë që Qeveria po vlerëson se dëshpërimi i Qytetarëve me këtë qeverisje ka arritur në nivele të larta”, ka thënë Memli Krasniqi.

    Artikuj të ngjashëm

    Krasniqi në Malësi të Vërrinit: Me besim të palëkundur në fitoren e PDK-së

    Dhjetë vjet nga hyrja e Kosovës në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar, Memli Krasniqi rikujton historinë e anëtarësimit

    Krasniqi takohet me Terras, kërkon që BE-ja të reagojë ndaj sulmeve të Serbisë karshi Kosovës

    Të Fundit

    KEDS-i mobilizohet për situata emergjente, blen 8 gjeneratorë mobilë

    Rusia nis sulm të madh ndaj Ukrainës pas kritikave të Trumpit ndaj Putinit

    Raporton qytetari nga Gurakoci i Istogut: Më është djegur shtëpia dhe 10 hektarë grurë si pasojë e banderave të vjetër të rrymës

    Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë thotë se është bllokuar regjistrimi i automjeteve të bizneseve: Avokati i Popullit të nis hetime

    Kontrata milionëshe nga Serbia për kompaninë e përfshirë në aktakuzën për Banjskën

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.