Ish-ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla, ka thënë se paaftësia në negociata e Lëvizjes Vetëvendosje, ia solli pikën për ‘Kishën Ortodokse’ Kosovës.
Duke folur për mënyrën se si partia në pushtet dhe kryeministri Albin Kurti vepruan në dialogun me Serbinë, ajo tha se nuk dallon asgjë me partitë paraprake që kanë qeverisur me vendin, dhe rrjedhimisht janë marrë me dialogun.
“E pamë që, edhe Vetëvendosjen, se sa është kapaciteti i saj, zotësia e saj diplomatike që të negociojë një marrëveshje me Serbinë, dhe e pamë që mbeti po aty”, tha Haradinaj-Stublla.
Ajo më tutje lë të nënkuptohet që “paaftësia” e partisë në pushtet në negociata me Serbinë, ia ka “imponuar” Kosovës në marrëveshjen e Ohrit, pikën ku flitet për “Kishen Ortodokse Serbe”.
“Nuk e kontestoj që Kosova ka trashëgu marrëvshje të dëmshme, mirëpo po ashtu ja ka shtu Kosovës edhe një pikë shtesë, e cila është ‘Kisha Ortodokse” e cila nuk ka qenë asnjëherë pjesë e diskutimeve në Bruksel”, theksoi ajo.