Lajme
“Melissa” tani është një uragan i kategorisë së tretë
“Melissa” tani është bërë një uragan i kategorisë së tretë, sipas një përditësimi të ri nga Qendra Kombëtare e Uraganeve e SHBA-së.
Shpejtësia maksimale e erës së qëndrueshme është aktualisht 205 kilometra në orë.
Ajo paralajmëron se ka të ngjarë të ketë përmbytje më “katastrofike” në Xhamajka, me disa zona që presin 76 centimetra shi.
Buletini i fundit u bën thirrje xhamajkanëve të qëndrojnë brenda strehimoreve derisa stuhia të kalojë plotësisht.
Ajo gjithashtu u bën thirrje banorëve të Kubës, ku parashikohen deri në 25 inç shi, të “kërkojnë menjëherë strehim të sigurt”.
Në Bahamas, ku “Melissa” pritet të mbërrijë pas disa orësh, “përgatitjet për të mbrojtur jetën dhe pronën duhet të përshpejtohen deri në përfundim”, shkruan BBC.