Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Mehmeti i KPM-së: Klan Kosova dhe Artmotion nuk do të mund të operonin po të mos kishin seli në Kosovë

    27/07/2023 10:25
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Në Komisionin për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal ka filluar mbledhja ku po raporton Komisioni i Pavarur për Media për Licencat dhe Digjitalizimin.

    Në këtë raportim veç anëtarëve të këtij komisioni nga të gjitha partitë, po marrin pjesë kryetari i KPM-së, Jeton Mehmeti, anëtarët e tjerë të kësaj trupe, dhe përfaqësues të Agjensionit për Regjistrim të Bizneseve të Kosovës (ARBK).

    Mehmeti në komision është përgjigjur në pyetjet e deputetëve të shtruara në mbledhjen e kaluar, më 4 korrik.

    Në këtë mbledhje po diskutohet edhe ndryshimi i pronësisë së Klan Kosova dhe ArtMotion. Në pyetjen e deputetëve nëse Klan Kosova ka ndonjë obligim ndaj KPM-së, Mehmeti është përgjigjur se televizioni se ka përmbushur të gjitha deyrimet dhe se nuk ka asnjë borxh të papaguar.

    Edhe në pyetjen tjetër të ligjvënësve nëse këto dy institucione kanë zyra (njësi) në Kosovë, Mehmeti konfirmoi se asnjë biznes, e as Klan Kosova e ArtMotion nuk do të mund të operonin në Kosovë pa pasur një seli/bazë/zyrë e adresë në Republikën e Kosovës.

    Përveç raportimit, në rend të ditës  ishte edhe shqyrtimi i raporteve të komisioneve të përhershme lidhur me Projektligjin për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit nr.06/L-048 për Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës, i cili u procedua për në seancë plenare me votat e anëtarëve të shumicës.

    Artikuj të ngjashëm

    KPM-ja me reagim pasi e shkarkuan kryetarin tri ditë para mandatit: Na akuzuan pa të drejtë për ndikim politik

    Zhvillimet e fundit në KPM, AVONET: Praktikë shqetësuese, ndikon në lirinë e medias e të shprehjes

    Lëvizja Fol reagon për KPM-në: Veprime të motivuara politike, iniciativë e rrezikshme dhe kundërligjshme

    Të Fundit

    Osmani: Çdo kapitull i Republikës së Kosovës mbart vulën e SHBA-së

    Projekt politik për të kënaqur Serbinë” – Bosch përkrah kritikat e profesorit britanik ndaj Gjykatës Speciale 

    Lamtumirë Juventus, Real Madrid siguron kalimin në çerekfinale të Kupës së Botës për Klube

    Lindau, Bodensee në Gjermani përfshihet nga erëra të fuqishme dhe breshër i madh — shkaktohen dëme materiale

    Lirohet për qarkullim rruga drejt Jarinjës 

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.