Avokati Nazim Mehmeti ka bërë disa deklarata lidhur me zhvillimet politike dhe gjyqësore në vend.
Duke folur në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova, Mehmeti tha se për shumë vite është punuar për të krijuar një frymë kundër UÇK-së dhe kundër Kosovës.
“Me vite të tëra është punuar anti-Kosovë, me vite të tëra është krijuar fryma anti-UÇK, me vite të tëra është financuar ekstremizmi fetar në Kosovë. Është punuar me vite të tëra, ku ne i kemi parë pasojat dhe kemi parë edhe më shumë pasoja. Me vite të tëra është punuar për t’u ndërtuar Gjykata Speciale”, deklaroi ai