Gazetari Lirim Mehmetaj ka publikuar disa dokumente në të cilat shihet se zëvendësiministri i Ministrisë së Infrastrukturës, Hysen Durmishi i ka dhënë leje kompanisë “Faico” të Blerim Devollit për kyçje në rrugën nacionale, ku më parë ministria në fjalë ia kishte refuzuar për shkak se nuk plotësoheshin kushtet për atë kyçje, shkruan GazetaDemos.
Mehmetaj thotë se Durmishi këtë leje e dha në kundërshtim me ndalesën e parë që vetë kjo ministri e kishte dhënë.
“Lëvizja Vetëvendosje dhe Albin Kurti që i kërkonin Blerim Devollit t’i kthejë milionat, ia kanë mundësuar atij të fitojë edhe disa miliona të tjerë kur Hysen Durmishi në kundërshtim me vendimin e Ministrisë së Infrastrukturës, i lëshon leje kompanisë “Faico” të Blerim Devollit për kyçje në rrugë nacionale”, tha Mehmetaj.
“Kërkesa e kompanisë bëhet për herë të dytë, pa asnjë ndryshim, por këtë herë Hysen Durmishi intervenon vetë, e nënshkruan dhe e jep lejen”, shtoi ai.
Postimi i plotë:
Ekskluzive: Hysen Durmishi ia jep lejen kompanisë së Blerim Devollit për kyçje në rrugë nacionale – pasi fillimisht ministria ia kishte refuzuar
Lëvizja Vetëvendosje dhe Albin Kurti që i kërkonin Blerim Devollit t’i kthejë milionat, ia kanë mundësuar atij të fitojë edhe disa miliona të tjerë kur Hysen Durmishi në kundërshtim me vendimin e Ministrisë së Infrastrukturës, i lëshon leje kompanisë “Faico” të Blerim Devollit për kyçje në rrugë nacionale.
Këtë leje Durmishi e jep krejtësisht në kundërshtim me ndalesën e parë që vetë ministria ia kishte bërë kësaj kompanie, për shkak se nuk plotësoheshin kushtet për atë kyçje.
Kërkesa e kompanisë bëhet për herë të dytë, pa asnjë ndryshim, por këtë herë Hysen Durmishi intervenon vetë, e nënshkruan dhe e jep lejen.
A ka shpjegim qeveria për këtë situatë?
Më poshtë dy dokumentet: I pari kur i refuzohet leja nga ministria dhe i dyti kur Durmishi ia jep lejen.