Lajme

Mehmetaj: Fraza “Kosova është shkatërruar qe 20 vjet”, është ndërtuar në Serbi për t’u përhapur nga Albin Kurti në Kosovë

Gazetari, Lirim Mehmetaj i ka analizuar deklaratat nga figura politike të shtetit serb, teksa njërën prej tyre ku Kosova cilësohet si “shtet bandit” nga presidenti atje, Aleksandër Vuçit, e ka paralelizuar me deklaratën e deputetit të betuar të VV-së, Nezir Kraki.

Mehmetaj gjithashtu tha se beson që fraza të cilën kryeministri në detyrë, Albin Kurti e përdor goxha shpesh se “Kosova është shkatërruar qe 20 vjet”, e ka prejardhjen nga Serbia.

“Mire qe tash bile po e thone hapur te dyja palet…

Se qe kane mendu njejte, kjo s’eshte e diskutueshme.

Jo rastesisht Ivica Dacic e falenderonte Donika Gervallen ne OKB.

Edhe fraza “Kosova eshte shkaterru qe 20 vjet”, eshte ndertuar ne Serbi per t’u perhapur nga Albin Kurti ne Kosove”, ka shkruar ai.

Back to top button