Mehani akuzon PDK-në për sulmin me vezë ndaj Kurtit: Sulmet e Sami Lushtakut janë dëshmi që iu ka lagë baruti
Tashmë janë konfirmuar raportimet se kryeministri në detyrë, Albin Kurti është gjuajtur me vezë sot gjatë vizitës së tij në Skenderaj, ku u bë përurimi i një çerdhjeje, raporton GazetaDemos.
Për lajmin ka reaguar edhe kryetari i VV-së në Skenderaj, Hysni Mehani.
I njëjti e ka akuzuar Partinë Demokratike të Kosovës për rasin.
“Sulmet e Sami Lushtakut me vezë janë dëshmi që ju ka lagë baruti, po ashtu dëshmi e mendësisë primitive që udhëheq me PDK në Skënderaj e fatkeqësisht krejt PDK-në. Mediet që po më shkruajnë i inkurajoj të merren me punët e mira të Qeverisë dhe të mos merren me ata që po duan gjithsesi të prodhojnë lajme të këqija për Skënderajn. Ata që kanë gjuajtur me kallash kur fituan kur një pasardhësi të Jasharajve, nuk na bëjnë përshtypje kur gjuajnë me vezë. Barutin e kanë lagur. Ide për zhvillimin e qytetit nuk kanë. Pronat për të vjedhur ju kanë harxhuar, po duan të fitojnë vemendje me skandale”, tha Mehani.