Mehaj viziton familjen e dëshmorit Agim Çelaj: Fryma patriotike e komandant Colit në mesin e trashëgimtarëve

Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj ka qenë për vizitë tek familja e dëshmorit Agim Çelaj që njihej me nofkën komandant Coli.

Mehaj përmes një postimi në Facebook ka thënë se kur përqafoi djalin e dëshmorit Gentianin ju kujtuan fjalët e komandant Colit kur i ka thënë se ka lënë perëndimin për të luftuar në Kosovë.

“Deri sa isha në përqafim mes emocioneve e lotëve të Gentianit, të birit të Heroit te Kombit, Agim Çelaj më kumbonin fjalët e gjeneral Çelajt, respektivisht komandant Colit nga frontet e luftës më 1998 kur thotë: Me qëllimin e luftës për Republikën e Kosovës jam kthye nga perëndimi dhe jam kyç në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që ta kryej atë borxh që e kam si shqiptar dhe qytetar i Kosovës ndaj kësaj toke dhe këtij populli”, shkroi Mehaj.

Ministri i Mbrojtjes vizitioi familjen Çelaj në Singen të Gjermanisë ku biseduan për kombin shqiptar dhe të ardhmen e Kosovës.

Mehaj tha se fryma patriotike e gjeneral Agimit është edhe tek trashëgimtarët e tij, ndërsa vlerësoi lart veprat dhe flijimin e tij për lirinë e Kosovës.

Reklama