Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka bërë të ditur se ka pritur në takim ambasadorin francez në Kosovë, Olivier Guérot.
Mehaj bashkëpunimin bilateral me Francën si vend anëtar i NATO-s, e ka cilësuar të rëndësishëm edhe në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes.
Në një postim në Facebook, ministri ka bërë të ditur se çfarë është diskutuar në atë takim.
“Me këtë rast, me Ambasadorin Guérot diskutuam nivelin e bashkëpunimit bilateral me fokus për mbështetjen me te madhe nga Franca si vend i rëndësishëm i NATO-s në proceset zhvillimore të FSK-së si dhe ato integruese në organizatat ndërkombëtare të sigurisë, Programin e Partneritetit për Paqe si rrugë drejtë anëtarësimit në NATO.”, ka shkruar Mehaj.
Postimi i plotë i tij: