Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Mehaj: Sanksione jo vetëm ndaj Rusisë, por edhe ndaj Serbisë që po ndjek politikat ruse

    19/12/2022 19:43
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka thënë se sanksione duhet t’i vihen edhe Serbisë për ndjekje të politikave ruse.

    “Pozicionimi ynë është i qartë, në mbështetje gjithmonë të vlerave demokratike, larg tendencave serbo-ruse për destabilizim të Ballkanit, rrjedhimisht dhe Evropës. Sanksionet duhet vendosur jo vetëm ndaj Rusisë por edhe Serbisë që verbërisht ndjek politikat ruse”, ka shkruar Mehaj në Facebook.

    Gjatë takimit me parlamentarin gjerman, Christoph Plob dhe ambasadorin e Gjermanisë në Republikën e Kosovës, Jörg Rohde, Mehaj tha se diskutuan rreth situatës aktuale gjeopolitike, ndikimit rus në Ballkan dhe zhvillimeve të fundit në Republikën e Kosovës.

    “Përparimet që Republika e Kosovës ka bërë sa i përket luftimit të korrupsionit duke u ngritur për 17 vende sipas matjeve të bëra nga Transparency International, si dhe duke u renditur e para në mesin e 6 shteteve të Ballkanit Perëndimor për sundimin e ligjit, rezultate këto që flasin për një shtet dhe qeveri funksionale në shërbim të qytetarëve dhe të interesave të kombit”, ka shkruar tutje Mehaj.

    Mehaj shtoi se me Plob e Rodde, biseduan edhe rreth avancimeve të ushtrisë në ngritjen e kapaciteteve profesionale dhe operacionale, gatishmërisë së shprehur në vazhdimësi për të ofruar mbështetje në operacionet ndërkombëtare, për transportimin e afganëve si dhe trajnimin e ushtarakëve ukrainas në fushën e deminimit, kërkim-shpëtimit dhe eliminimit të lëndëve të rrezikshme.

    “Theksova edhe njëherë se synimi ynë është anëtarësimi në NATO dhe BE, në të cilin rrugëtim kërkojmë mbështetjen e secilit shtet mik, pra edhe të Republikës Federale të Gjermanisë”, tha Mehaj.

    Artikuj të ngjashëm

    Moti i ligë godet Serbinë

    Pas Lituanisë, një vend tjetër ndalon fluturimin e aeroplanit të Vuçiqit për në Moskë

    Lituania ia ndalon Vuçiqit të fluturojë për në moskë nëpërmjet vendit të tyre

    Të Fundit

    Çka ndodhi mbrëmë te “Mati 1” ku u godit një punëtor i “Pastrimit”, Policia jep detaje

    Aksident i rëndë në rrugën Zhabar-Shipol, vetura përfundon në kanal

    10 vjet nga konflikti i armatosur në “Lagjen e Trimave”

    Publikohen pamje ekskluzive nga Vatikani, momenti kur u zgjedh papa i ri

    Pas më shumë se 100 vjetësh rikthehet “Leo”, ja çfarë simbolizon ky emër që e zgjodhi papa i ri

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.