Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj këtë të hënë bëri të ditur se FSK është e gatshme t’i ofroj ndihmë Sllovenisë, përcjell Gazeta Demos.
“Jemi të gatshëm që autoriteteve sllovene t’u ofrojmë gjithë ndihmën e nevojshme brenda kapaciteteve të FSK-së, duke parë gjendjen e vështirë me të cilën po përballen tash e disa ditë pas reshjeve të vazhdueshme të shiut dhe përmbytjeve në 2/3 e vendit”, tha Mehaj.
Më tej ai shprehu ngushëllimet për jetët e humbura dhe solidarizim me të gjithë ata që kanë pësuar dëme nga kjo stuhi.
Postimi i plotë i tij:
FSK e gatshme t’i ofroj ndihmë Sllovenisë!
Jemi të gatshëm që autoriteteve sllovene t’u ofrojmë gjithë ndihmën e nevojshme brenda kapaciteteve të FSK-së, duke parë gjendjen e vështirë me të cilën po përballen tash e disa ditë pas reshjeve të vazhdueshme të shiut dhe përmbytjeve në 2/3 e vendit.
Ekipet e Gardës Kombëtare të FSK-së të Njësisë së Kërkim-Shpëtimit janë në gatishmëri të ofrojnë kontributin e tyre në evakuimin e banorëve në zonat e prekura si dhe vënien nën kontroll të situatës.
Shpreh ngushëllime për jetët e humbura dhe solidarizim me të gjithë ata që kanë pësuar dëme nga kjo stuhi.
Shpresojmë që vendi sa më parë t’i kthehet normalitetit. /Gazeta Demos