Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, bashkë me shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Shqipërisë, Gjeneral Arben Kingji, vizituan varrezat e Jasharëve.
Mehaj tha se bashkë me Kingjin nderuan sakrificën historike të kombit shqiptar liridashës.
“Së bashku me vëllain, shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Republikës së Gjeneral A. Kingji, nderuam sakrificën historike të kombit tonë liridashës, pikërisht në sheshin e lavdisë madhështore të familjes legjendare #Jashari”, ka shkruar Mehaj në llogarinë e tij në Twitter.