Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka dekoruar me medaljen “Shërbim i shquar”, këshilltarin ushtarak kroat në kuadër të NALT-it, Rajko Periq.
Mehaj e dekoroi Periqin në shenjë të mirënjohjes për angazhimin e jashtëzakonshëm në menaxhimin e fatkeqësisë tragjike që ndodhi disa ditë më parë në Slavonski Brod të Kroacisë, ku një autobus me mërgimtarë që po vinte në Kosovë nga Gjermania u aksidentua. Në aksident vdiqën dhjetë persona.
Ministri Mehaj, ndër të tjera theksoi edhe njëherë vlerësimin e lartë për lidhjen e natyrshme dhe bashkëpunimin e fuqishëm me shtetin mik kroat, të dëshmuar edhe në rastin e fatkeqësisë tragjike në Kroaci. Nga ana e tij, kolonel Periq, shprehu përshtypjet dhe admirimin e tij për të arriturat e deritashme të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së dhe vizionin e saj për të ardhmen. Koloneli Periq, përkushtimin e tij për mbështetje nga autoritetet kroate është duke e dëshmuar edhe në koordinimin e mbështetjes së mundshme në menaxhimin e zjarreve të ditëve të fundit”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes.