Policia e Shtetit në Shqipëri ka zhvilluar një mega-operacion, të koduar si ‘Blloku 33’ që rezultoi me goditjen e disa grupeve kriminale, të përfshirë në trafikun e drogës.
42 persona, pjesëtarë të grupeve që ushtronin këtë veprimtari kriminale janë identifikuar, ndërsa 25 prej tyre kanë përfunduar në burg, ndërsa po kërkohen edhe 8 të tjerë.
“Nga 33 masa sigurie që ka caktuar Gjykata, u ekzekutuan 25 prej tyre (masa e sigurisë “Arrest në burg”, për 24 shtetas, dhe masa e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për 1 shtetas). “
Gjatë aksionit, u sekuestruan 1 kg e 964 gramë Kokainë, 450 gramë Heroinë, 2 armë zjarri pistoleta, 29 celularë, 6 automjete, 4 peshore elektronike dhe shuma të konsiderueshme parash.
Ndërsa në periudhën hetimore janë arrestuar 9 shtetas dhe janë sekuestruar 85 kg lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa.
“Si rezultat i veprimeve hetimore të kryera me metoda proaktive për disa muaj, nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, u finalizua në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale të DVP Tiranë, operacioni policor i koduar “Blloku 33”, për goditjen e disa grupeve kriminale që shitnin doza kokaine dhe heroine, në lokalet e natës në zonën e Ish-bllokut.
Në kuadër të këtij operacioni, u ekzekutuan masat e sigurisë:
-“Arrest në burg”, për shtetasit A. H., 31 vjeç, D. G., 46 vjeç, A. G., 41 vjeç, E. S., 23 vjeç, J. B., 43 vjeç, A. H., 22 vjeç, S. J., 23 vjeç, M. A., 35 vjeç, G. K., 24 vjeç, A. Sh., 36 vjeç, E. M., 29 vjeç., Xh. R.(H)., 30 vjeçe, V. Q., 53 vjeç, M. Xh., 24 vjeç, A. Sh., 41 vjeç, L. D., 21 vjeç, J. R., 30 vjeç, E. Rr., 30 vjeç, K. S., 22 vjeç, B. D., 35 vjeç., K. T., 21 vjeç, S. D., 19 vjeç, A. D., 28 vjeç dhe L. K., 27 vjeç, të gjithë banues në Tiranë;
-“Arrest në shtëpi”, për shtetasin F. K., 30 vjeç, banues në Tiranë.
Gjatë kontrollit fizik ndaj këtyre shtetasve dhe kontrollit në banesat e tyre janë gjetur dhe sekuestruar: 1 kg e 964 gramë lëndë e dyshuar narkotike Kokainë, 450 gramë Heroinë, 2 armë zjarri pistoleta, 29 celularë, 6 automjete, 4 peshore elektronike dhe shuma të konsiderueshme parash në lekë dhe euro, që dyshohet se janë përfituar nga kjo veprimtari kriminale.
Në kuadër të operacionit janë shpallur në kërkim 8 shtetas të tjerë, të cilët janë identifikuar gjatë periudhës hetimore, si të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.”