Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Ballina

    Mediat në Maqedoni: Incident me Vjosa Osmanin në aeroportin e Shkupit, refuzoi ta hap valixhen – u nxorën edhe armët

    01/08/2024 20:07
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Mediat në Maqedoni të Veriut kanë raportuar se ka ndodhur “një mega skandal në aeroportin ndërkombëtar të Shkupit”, pasi presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pasur konfrontim me sigurimin e aeroportit dhe më pas ka kërkuar ndihmë nga kryetari i parlamentit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, i cili ka dërguar në aeroport sigurimin e tij.

    Siç raportojnë këto media, janë nxjerrur edhe armët në aeroport, por akoma asgjë nuk është zyrtare rreth këtij incidenti të raportuar dhe s’ka konfirmime nga institucionet.

    Sipas një media maqedonase Infomax.mk, gjithçka ka filluar kur Osmani, që po e përdorte aeroportin e Shkupit si tranzit ka refuzuar ta hap valixhen për kontroll, kur diçka e tillë i është kërkuar nga sigurimi i aeroportit.

    Ajo është ndalur dhe me këtë rast ka telefonuar Gashin.

    “E gjithë ngjarja ka ndodhur në seksionin VIP të aeroportit ku ka mbërritur presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani. Gjegjësisht, kur ka mbërritur Osmani, e cila ka qenë duke shfrytëzuar Maqedoninë për tranzit, në përputhje me procedurën e sigurisë së aeroportit, asaj iu kërkua të hapë valixhet e saj dhe të tregojë se çfarë kishte në to. Osmani nuk pranoi të zbatonte urdhrin dhe iu drejtua në mënyrë të pahijshme sigurimit të aeroportit”, shkruan media maqedonase.

    “Pasi Vjosa Osmani nuk pranoi t’i hapte valixhet, ajo telefonoi kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë, Afrim Gashi, nga i cili kërkoi ndihmë për të kaluar pa kontrolluar bagazhet e saj”.

    Më pas Gashi ka dërguar pjesëtarët e sigurimit të tij në krye me shefin Sabedin Sinani, të cilët u drejtuan për në aeroportin e Shkupit.

    Ata kanë kërkuar që Osmani të kalonte, pas refuzimit nga sigurimi i aeroportit, situata ka eskaluar dhe janë nxjerrur armët.

    E njëjta media shkruan se kanë kërkuar përgjigje nga Ministria e Punëve të Brendshme rreth këtij rasti, por akoma nuk ka një raportim nga organet e rendit.

    Artikuj të ngjashëm

    Osmani dhe Rohde flasin për moskonstituimin e kuvendit

    Osmani uron ditën e komunitetit egjiptian në Kosovë

    “A e keni ditur se në Kosovë prodhohen anije”, Presidentja Osmani viziton kompaninë në Prizren

    Të Fundit

    Policia e Kosovës nesër vendos gurthemelin për stacionin policor në Zubin Potok

    Trumpi e pret Netanyahun të hënën e ardhshme në Shtëpinë e Bardhë

    Daku bëhet lojtari më i paguar i kombëtares, miliona euro siguron në Rusi

    Trump mbanë premtimin, i heq sanksionet Sirisë

    11 të vdekur nga shembja e minierës së arit në Sudan

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.