Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Mediat turke: Liridon Rexhepi u monitorua që nga momenti kur hyri në Turqi

    04/09/2024 11:17
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Shtetasi i Kosovës, Liridon Rexhepi, arrestua të martën në Stamboll, nën dyshimin se e ka menaxhuar rrjetin financiar të Mossadit në Turqi. Mossadi është agjencia kombëtare e inteligjencës e Izraelit.

    Siç ka shkruar agjencia shtetërore turke e lajmeve, Anadolu Agency, i dyshuari u arrestua nga Departamenti i Antiterrorit në Stamboll.

    Detaje të reja janë publikuar sot në mediat e Turqisë.

    Sipas këtyre raportimeve, është konstatuar se Rexhepi ka transferuar para për personelin në terren në Turqi, i cili, nën udhëzimet e Shërbimit Informativ të Izraelit, ka kryer operacione me dronë, operacione  psikologjike kundër politikanëve palestinezë dhe ka përpiluar informacione për fushën siriane.

    Si rezultat i punës së MİT-it u zbulua aktiviteti në llogaritë financiare të Liridon Rexhepit.

    Të gjitha llogaritë e Rexhepit, i cili u konstatua se kishte bërë një numër të madh të transfertave të parave përmes Western Union për personelin në terren në Turqi, u monitoruan për shkak të lëvizjeve të dyshimta.

    Liridon Rexhepi sipas këtyre raportimeve filloi të monitorohej hap pas hapi që nga momenti kur hyri në Turqi më 25 gusht 2024 dhe aktivitetet e tij u regjistruan. Pas kësaj faze u vendos koordinimi me Drejtorinë e Degës TEM të Policisë së Stambollit . Rexhepi u ndalua nga Drejtoria e Degës TEM të Policisë së Stambollit më 30 gusht.

    Liridon Rexhepi, thuhet se në deklaratën e tij në polici ka pranuar se ka bërë transfere parash.

    Artikuj të ngjashëm

    Osmani: Çdo kapitull i Republikës së Kosovës mbart vulën e SHBA-së

    Projekt politik për të kënaqur Serbinë” – Bosch përkrah kritikat e profesorit britanik ndaj Gjykatës Speciale 

    Lamtumirë Juventus, Real Madrid siguron kalimin në çerekfinale të Kupës së Botës për Klube

    Të Fundit

    Osmani: Çdo kapitull i Republikës së Kosovës mbart vulën e SHBA-së

    Projekt politik për të kënaqur Serbinë” – Bosch përkrah kritikat e profesorit britanik ndaj Gjykatës Speciale 

    Lamtumirë Juventus, Real Madrid siguron kalimin në çerekfinale të Kupës së Botës për Klube

    Lindau, Bodensee në Gjermani përfshihet nga erëra të fuqishme dhe breshër i madh — shkaktohen dëme materiale

    Lirohet për qarkullim rruga drejt Jarinjës 

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.