Ministrat e Qeverisë u vonuan për më shumë se 40 minuta, për të dalë në konferencë para gazetarëve, pas mbledhjes së Qeverisë.
Por mediat kosovare, për shkak të kësaj vonese, bojkotuan konferencën e ministrave, shkruan GazetaDemos.
Në konferencë pritej që të dilnin dy ministrat e Qeverisë, ai i Financave, Hekuran Murati dhe ajo e Arsimit, Arbërie Nagavci.