Pas lajmit për arrestimin e Noizyt nga autoritetet zvicerane, ka reaguar i ashtuquajturi person i dhunuar në rastin e verës së kaluar në një diskotekë në Kosovë, Medi Iseni.
Ai ka shpërndarë një postim të Stresit, ku ky i fundit ironizon me situatën dhe duket se tallet me paraqitjen e Mediut pas incidentit, duke shkruar “Medi kopjon Vali Corleonen, ben tatuazh te syri”, në një krahasim qartazi thumbues dhe jo serioz.
Por reagimi i Medi Isenit ka qenë i ashpër. Ai i drejtohet Stresit me tone të forta, duke e quajtur “i pabesë” dhe duke përmendur incidentin e verës së kaluar si një sulm të organizuar. Ai shprehet se “prita ka vra më burra se unë”, një referencë e qartë për rrahjen që ka ndodhur në diskotekë dhe për të cilën pretendon se ishte i papërgatitur dhe i tradhtuar nga njerëz që nuk e thirrën në besë.
“Zoti osht i madh, vanon po nuk harron”, shkruan ai në postim, duke paralajmëruar se drejtësia do të vijë, sado që të vonojë.
Ai thotë se informacionet që janë fshirë nga rrjetet sociale e dëshmojnë se krimi ishte i organizuar dhe i planifikuar nga persona në Zvicër, duke aluduar për përfshirje të më shumë se një personi në incident.
Përplasja mes palëve është rikthyer publikisht në rrjetet sociale, ndërsa autoritetet zvicerane vijojnë hetimet për incidentin që çoi në arrestimin e Noizyt, një vit pas ngjarjes. /Prive By Liberta Spahiu.