Një qytetar i Kosovës ka protestuar në heshtje para Kuvendit, pak para nisjes së seancës së 48 konstituive.
I veshur me uniformën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ky qytetar mbante në duar një pankartë që shkruante: “Të largohen uzurpatorët për të mundësuar formimin e institucioneve shtetërore, dike misur me zgjedhjen e kryetari të parlamentit e në vazhdim”.
Sot po mbahet seanca e parë që nga vendimi i Gjykatës Supreme, ku dhe u tha se kryeministri në detyrë, Albin Kurti dhe kabineti i tij po qëndrojnë ilegalisht në postet qeveritare.