Më shumë vransira shtrihen mbi vend ditën e enjtë, kryesisht shtresore të larta, ndërkohë që rrezet e diellit vazhdojnë të depërtojnë në sipërfaqe.
Me dendësim të vransirave më vonë, nga pjesë perëndimore, nuk duhet përjashtuar mundësi për riga lokale shiu, njofton Prishtina Weather.
Temperaturat minimale zbresin në 4C e 8C, e ato maksimale gjatë ditës shkojnë deri në 17C e 19C. Frynë erë e lehtë jugore e juglindore 1-3m/s.
Vransirat mbetet më të shumta natën me kalimin në ditën e premtë, që aty këtu mund të shoqërohen me ndonjë rigë shiu. Pasdite do të ketë edhe intervale me diell. Vransira e intervale me diell ndërrohen gjatë ditës së shtunë, derisa nga dita e diel do të ketë më shumë kthjellime e diell. Orëve të mëngjesit përgjatë ultësirave paraqiten kushte për mjegull.
Temperaturat maksimale gradualisht në rënie deri në fundjavë, në 15C të dielen. Minimalet zbresin në 3C e 4C të dielen dhe të hënën. Era frynë e lehtë dhe mesatare nga jugu e juglindja 3-7m/s.