Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    “Me pasë pak përgjegjësi sot ishit dashtë me ardhë me dorëheqje”, Hoti dhe Murati përleshen verbalisht

    24/03/2023 15:55
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Sot është mbledhur Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere, ku Avdullah Hoti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, e ka pyetur ministrin e Financave, Hekuran Muratin, se pse qe tre muaj nuk është zgjedhur ende Bordi Drejtues i Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës.

    Hoti këtë e ka konsideruar si papërgjegjësi morale dhe institucionale nga ana e ministrit, për të cilin tha se sot është dashur të vijë me dorëheqje.

    “Pse s’jeni mbledhë qe tre muj me e zgjedhe bordin?” ka thënë Hoti, drejtuar Muratit.

    “Me pasë pak përgjegjësi sot ishit dashtë me ardhë me dorëheqje”.

    “Unë kam evidenca edhe kam me i ba publike mjetet e trustit pensional që janë të investuara edhe në ato bankat që kanë falimentu nëpër portfolio të ndryshme”, ka thënë Hoti mes tjerash, teksa i drejtohej Muratit.

    “Si i sqaron ti kur këto kanë ra poshtë sepse nuk ka mundësi sepse nuk ka bord?”

    “Mos ndërhyj, as mos u zgërdhi kur flas”, vijoi Hoti ndaj Muratit me një irritim të theksuar.

    “Ta bëjmë diskutimin serioz ose profesional”.

    Madje, ai i tha Muratit që nuk e respekton fare, por që i duhet të flasë me të për shkak që është ministër.

    Ndërkaq, Murati i përsëriti disa prej arsyeve që i kishte thënë më herët gjatë mbledhjes se pse është vonuar zgjedhja e këtij bordi.

    “Sa i përket çështjes,  e sqarova në fillim, e thashë që i kemi ndërmarrë hapat e nevojshëm për ta shpallur konkursin”, iu përgjigj Murati.

    “Shqetësimi im ka qenë kur kam parë që në listën e anëtarëve ka pasur më shumë anëtarë të huaj se sa anëtarë vendorë”.

    Murati tha se kjo është përgjegjësia që ata e mbajnë dhe nuk mund ta zgjedhin një bord për hir të shpejtësisë e në shpinë të cilësisë, kur dihet që ai bord do të jetë afatgjatë.

    “Nuk mund të përcaktohem nëse nuk konsideroj që s’osht bazeni i mjaftueshëm i kandidatëve”.

    Artikuj të ngjashëm

    Si i bëri për spital disa serbë Mr Bee me shokun e tij, tregon vet ai

    Gjykata merr një vendim ndaj të dyshuarit për sulm ndaj gjinekologut Afrim Veliu

    Mr Bee rrëfen për përplasjen brutale me serbët në Australi: Njërit ia ngula thikën në bark, shoku im e goditi me kazmë

    Të Fundit

    NYT: Izraeli beson se SHBA po përgatitet për sulm ndaj Iranit – mund të ndodhë brenda pak ditësh

    Zëvendëspresidenti amerikan: SHBA nuk duhet të përfshihet drejtpërdrejt në Iran

    Bajrami i fton në ballafaqim televiziv Kurtin dhe Rizvanollin: Keni rënë kokë e këmbë – s’ka propagandë që ju mbron më

    Reuters: ShBA-ja zhvendos bombarduesit B-2 në Guam, ndërsa Trumpi shqyrton sulmet ndaj Iranit

    Aksion i madh i Policisë po zhvillohet në Prizren: Po zhvillohet plani opertiv i sigurisë ‘Zona Verore 2025’

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.