BallinaLajme

Me një minutë heshtje për policët e rënë në detyrë dhe Adem Demaçin, nis seanca e 53-të

Me një minutë heshtje për policët e rënë në detyrë dhe Adem Demaçin, ka nisur seanca e 53-të konstituive, ku deputetët e zgjedhur pas 24 orëve pauzë nga seanca paraprake, po tentojnë të funskionalizojnë Kuvendin e Kosovës.

Sot, shënohet dita e fundit e afatit të Gjykatës Kushtetuese, rreth çështjes së konstituimit të parlamentit, vendim ky që hyri në fuqi më 26 qershor dhe kishte skadencë pas 30 ditësh.

Megjithëse, në ditën e fundit të këtij afati, deputetët ia mësynë edhe një herë organit legjislativ të vendit, në mënyrë që të dalin me rezultat pozitiv.

Nëse as sot nuk arrihet konstituimi i Kuvendit të Republikës së Kosovës, sipas vendimit të ri të Kushtetueses, gjithçka pezullohet deri më 8 gusht, pasi deputeteve iu hiqet e drejta e çdo veprimi.

Back to top button