Manchester United është kualifikuar në çerekfinalen e Europa League.
Në ndeshjen e dytë të zhvilluar në ”Old Trafford”, Manchester United shënoi fitore ndaj Real Sociedadit, me rezultat 4-1, shkruan IndeksOnline.
”Djajtë e kuq” kaluan tutje me rezultat të përgjithshëm, 5-2.
Sociedad ishte skuadra e parë që kaloi në epërsi, me golin e Mikel Oyarzabal, i cili u tregua i sakt nga penalltia, në minutën e 10-të.
Gëzimi i tyre nuk zgjati shumë, pasi Bruno Fernandes barazoi shifrat nga pika e bardhë, në minutën e 16-të.
Një tjetër penallti e ekzekutuar nga Fernades, i dha epërsinë Manchesterit, në minutën e 50-të.
Në minutën e 87-të, futbollisti portugez kompletoi hat-trickun.
Golin e fundit të ndeshjes e shënoi Diogo Dalot, në minutën 90+1.