Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    OP/ED

    Me këtë qasje e gjendje as 30 vjet nuk mjaftojnë me u arritë një kompromis

    27/06/2025 09:51
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp
    Kushtetuta foli, por politika nuk po dëgjon. Mesiguri kriza do të vazhdoj me potencial të thellohet e polarizohet. Pasi të skadoj afati prej 30 ditë mund të kemi një krizë edhe më komplekse se kjo deri tani.

    30 ditë i kemi në dispozicion për zgjidhje dhe për arritje të kompromisit, por me këto qëndrime edhe 30 vjet nuk mjaftojnë. Ajo që nevojitet dhe kërkohet është bashkëpunim e kompromisi, por kjo nuk po arrithet në këto kushte të dallimeve dhe mosbesimit të jashtëzakonshëm.

    Dallimet dhe ndarjet politike janë aq të thella saqë vetëm një fitues i pastër nga dy kampet mundet me ofru zgjidhje për situatën. 9 shkurti nuk e ka ofru këtë andaj zgjidhja e qëndrueshme është zgjedhjet derisa njëri nga dy blloqet fiton një shumicë cilërore që nevojitet.

    Fryma e vendimit të Gjykatës Kushtetuese kërkon dicka që skena politike aktualisht nuk po arrinë dhe munden me ofru… bashkëpunim, kompromise, rregulla parlamentare, shumicë kualitative.

    Grupi më i madh ka të drejtë me propozu, por kjo lidhet me detyrimin për me gjetë konsensus, pra me propozu kandidatë që votohet edhe nga tjerët. Mundet me pas votim të fshehtë, por ajo duhet me u arritë, jo me imponim dhe forcë, por me procedura të rregullta dhe kuorum. Mbi të gjitha nëse Kuvendi nuk përfundon konstituimin brenda 30 ditësh, kemi shkelje kushtetuese.

    Duke i pa qëndrimet e partive politike, kriza do të vazhdoj mesiguri. Qëndrimet që treguan që secila parti po e interpreton sipas interesave të saja. Kjo nuk e ndryshon situatën që kemi. Por presioni rritet dhe tani kemi një afat kohor aktiv.

    Përgjegjësia më e madhe i mbetet LVV-së. Ajo mund të ndryshoj gjendjen brenda ditës pasiqë propozon një kandidat që merr votat e tjerët por mesiguri nuk do të ndryshoj qëndrimet e saja.

    LVV do të vazhdoj të kërkoj votimin e kandidatës së saj që tashmë nuk zgjidhjet. Do të kërkoj votim të fshehtë, por kjo nuk do të arrihet me forcë dhe imponim, pa marrëveshje politike.

    Mesiguri kriza do të vazhdoj, përkundër që presioni publik dhe ndërkombëtar do të rritet ditët në vijim. Situata do të tensionohet edhe më shumë. Pas kalimit të afatit prej 30 ditë mund të kemi një krizë të stërzgjatur ku edhe letra e Gjykatës Kushtetuese tashmë është konsumuar.

    Artikuj të ngjashëm

    Vdes foshnja tre-javëshe në Skenderaj, intervistohen prindërit

    Rrahen mes vete nusja e vjehrra në Prishtinë, Policia i arreston që të dyja

    Hani i Elezit regjistroi dje temperaturën më të lartë në Kosovë me 39.7°C

    Të Fundit

    Vdes foshnja tre-javëshe në Skenderaj, intervistohen prindërit

    Me këtë qasje e gjendje as 30 vjet nuk mjaftojnë me u arritë një kompromis

    Rrahen mes vete nusja e vjehrra në Prishtinë, Policia i arreston që të dyja

    Hani i Elezit regjistroi dje temperaturën më të lartë në Kosovë me 39.7°C

    Zjarrfikësit punuan deri në orët e vona, çka dihet për zjarrin që kalpoi një ndërtesë dje në Emshir?

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.