Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Me kërkesë të MPB, MD nis punën për ashpërsimin e disa dënimeve dhe heqjen e atyre me gjoba

    28/05/2024 15:05
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Ministria e Drejtësisë ka njoftuar se ka filluar punën Grupi punues për ndryshim/plotësimin e Kodit Penal të Kosovës.

    Zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu ka deklaruar se iniciativa për ndryshim/plotësimin e Kodit Penal të Kosovës ka ardhur nga Ministria e Punëve të Brendshme. Nga kjo Ministri kanë propozuar heqjen e disa dënimeve alternative, harmonizimin e neneve përkatëse të Kodit me aktet relevante ndërkombëtare, si dhe harmonizimin e neneve brenda vet Kodit, përfshirë këtu riformulimin e një pjese të tyre, raporton Express.

    Sipas Sallahut, heqja e dënimeve alternative përfshirë ato me gjobë dhe ashpërsimi i disa dënimeve kryesore do të siguroj se drejtësia shërben si një mjedis korrektues, duke ofruar mundësi për riedukim për personat e dënuar.

    “Ndërsa sa i përket ndryshim/plotësimeve për veprat penale në fushën e aviacionit civil, zëvendësministri Sallahu tha se mund të sigurojmë që Kodi Penal të reflektojë realitetin aktual dhe të jetë i pajtueshëm me standardet ndërkombëtare të sigurisë ajrore. Krejt në fund zëvendësministri Sallahu tha se beson se përmes punës së përbashkët do të arrijmë rezultate të mira në ndryshim/plotësimin e Kodit Penal të Kosovës”, thuhet në njoftim.

    Artikuj të ngjashëm

    Ambasada gjermane për dëbimin e anëtarëve të MPB-së serbe: Duhet të ofrohen mjete ligjore

    Sveçla tregon ‘sakrificën’ e Kurtit në 20-vjetorin e VV-së: Na duronte kur pinim duhan në takime

    Nesër fillon kontrolli vetëm në hyrje në kufirin Kosovë- Maqedoni e Veriut

    Të Fundit

    Zelensky: Biseda e fundit me Trump ishte më e mira deri tani

    Komandanti ukrainas paralajmëron ofensivë të re ruse: Duhet të jemi të përgatitur

    Kërcënimi me bombë në Kuvend, Policia: Dyshohet se erdhi nga një numër nga Serbia

    Musk thotë se ka themeluar parti politike

    “Dua një familje tjetër”: Flet fqinji që mbrojti 12-vjeçaren nga babai abuzues në Fier

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.