Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Ballina

    “Më ka ther me thikë në këmbë e gomë të veturës”, të dyshuarit thonë se u sulmuan nga Lulzim Fejzullahu dhe u shanë nga ai te berberi

    23/01/2024 16:48
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp
    Dy të miturit të cilët dyshohen për vrasjen e 18-vjeçarit L.F., (rasti fillimisht ishte kualifikuar si “Vrasje në tentativë”), në seancën dëgjimore  të mbajtur më 15 janar 2024 në Gjykatën Themelore në Prishtinë, kishin kundërshtuar kërkesën për caktimin e paraburgimit dhe kishin dhënë versionet e tyre për ngjarjen.

    Kërkesa e Prokurorisë për caktimin e paraburgimit ndaj dy të miturve, është bërë më 15 janar 2024, po atë ditë Gjykata mori vendim për caktimin e kësaj mase, kur tani i ndjeri ishte duke u trajtuar në QKUK, e i cili më 20 janar ndërroi jetë, duke bërë që pas kësaj rrethane, vepra penale të ricilësohet nga “Vrasje në tentativë” në “Vrasje”.

    Në vendimin e Gjykatës, të siguruar nga “Betimi për Drejtësi”, thuhet se i mituri i parë e ka kundërshtuar kërkesën për caktimin e paraburgimit, me pretendimin se fillimisht në ditën kritike e kishte hapur xhamin e veturës dhe e kishte pyetur të dëmtuarin (tani të ndjerin L.F), se ‘pse më shave dje’, nga ana tjetër e rrugës ku kishte qenë L.F.

    Pas pyetjes, sipas të miturit të parë, L.F, i kishte kërkuar nga ai që të ndalë veturën dhe të skajohet, e që sipas tij, kur është afruar i dëmtuari (tani i ndjeri L.F) e theri me thikë në këmbë.

    “Kur jam afrua e kam rrok gumën e veturës me thike dhe e ka qel derën e kerrit dhe ja ka nis me me sjell me thikë dhe më ka therë në këmbë dhe po ashtu duksin e kam pas të shkym se disa here u mundua me therrë, i dyshuari i dytë, u kanë me mua, ai ka dal nga vetura ja ka kap dorën L., dhe jena ikë nja 10 metra, mandej kena ikë me veturë e gomë të shpërthyer 10 metra”, thuhet të ketë deklaruar i dyshuari i parë.

    Pas asaj përleshje, i dyshuari i dytë thuhet se deklaroi që e kishte parë një shkop dhe ishte nisur ta ndjekte me veturë L.F.

    “E kam kap stupcin e kena hyp në kerr apet dhe ju kam leshu L., me ndjek me veturë dhe kur na ka pa L., e ka që thikën e ka mbajt, në ato momente dola prej vetes, jam mundu me koqit kerrin por me dije tem L., nuk e ka prek kerri, kam dalë prej kerrit dhe i kam ra L., me shkopin e drurit në dorë ku e ka pas thikën dhe ja kam ba lësho thikën nuk e ka lëshu thikën e ka mbajt në drejtim timin, me pas e kam godit me stupc në kokë mbrapa sigurt nuk e di në anën e djathtë”, thuhet më tej të ketë deklaruar i dyshuari i parë.

    Sipsa tij, nuk e kishte parë kur ka dalë nga vetura i dyshuari tjetër (i dyshuari i dytë), dhe as nëse e kishte goditur edhe ai L.F.

    Por, e kishte pranuar se mosmarrëveshja kishte filluar pasi që sipas tij tani i ndjeri ia kishte “zënë rendin te berberi dhe e kishte sharë”.

    “E kundërshtoj kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit, vetë jam dorëzua në polici kam shkua në spital ju kam thanë policisë vetë jam i therrt, nuk jam mundu me ikë, mosmarrëveshja kishte ndodh një ditë përpara sepse L., ma kishte zanë renin te berberi dhe më ka sha mua”, kishte deklaruar i dyshuari i parë para gjykatës.

    Edhe mbrojtësi i të dyshuarit të parë, avokati Veton Rrecaj e kishte kundërshtuar kërkesën e prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit, me arsyetimin se mungojnë të gjitha parakushtet e parapara ligjore për caktimin e kësaj mase.

    Në vendimin e gjykatës, më tej thuhet se i mituri i dytë, po ashtu e kishte kundërshtuar kërkesën për caktimin e paraburgimit, duke thënë se ndjen keqardhje pse ka ndodhur rasti dhe se nuk kishte dashur të ndodhte ajo që ka ndodhur.

    “Unë nuk jam për kësi lloj punësh deri në këtë pikë qysh ka ndodh, unë jam nxënës, unë ditën kritike veç kam tentua m’i nda dhe atë dy here”, kishte deklaruar i mituri i dytë.

    Sipas tij, herën e parë tani i ndjeri L.F., e kishte goditur me thikë të dyshuarin e parë, sepse ky i fundit e kishte hapur xhamin dhe e kishte pyetur L.F se pse e kishte sharë dhe pasi që i dyshuari i parë e ka hapur derën e veturës, L.F ka filluar ta godas më thikë.

    “Kur ka tentua me godit në pjesë tjera të trupit, kam dalë edhe unë e kam tërhjek L., prej të dyshuarit të parë, i cili veç e ka mbyll derën e veturës dhe unë jam kthy kam hip në veturë, i kam thanë (të dyshuarit të parë), çona te shpija, në momentin kur e ka pa gjakun në këmbë, ka ndal veturën dhe e ka marrë një stupc, unë stupcin ma herët nuk e kam pa deri në vend të ngjarjes çfare ka qenë nuk e di sigurt, e ka godit (i dyshuari i parë) L. (viktimën), fillimisht në dorë, nuk e di  bash sigurt ku e ka rrok, ndërsa unë nuk e kam godit L.”, thuhet të ketë deklaruar i dyshuari i dytë.

    Ai po ashtu ka deklaruar se nuk e di sigurt nëse është goditur me veturë tani i ndjeri, kurse tha se e kundërshton masën e paraburgimit, me arsyetimin se “nuk kam bërë kurrgjo”.

    Mbrojtësi i tij sipas autorizimit, avokati Adnan Sadiku e kishte kundërshtuar kërkesën e prokurorisë për caktim të paraburgimit, si masa më e rëndë për praninë e të miturit në procedurë penale.

    Në anën tjetër, prokurori Fatmir Behrami kishte elaboruar kërkesën për paraburgim dhe kishte theksuar se janë plotësuar të gjitha kushtet ligjore për caktimin e paraburgimit ndaj dy të miturve.

    Kurse, gjyqtarja e procedurës paraprake, Lumnije Krasniqi konstatoi se propozimi për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy të dyshuarve është i bazuar, me arsyetimin se ekziston dyshimi i bazuar se të miturit kanë kryer veprën për të cilën dyshohen, ekziston dyshimi i bazuar se nëse të miturit lihen në liri mund të ndikojnë në të dëmtuarin-dëshmitarin, ekziston rreziku i përsëritjes së veprës penale.

    Artikuj të ngjashëm

    Vendimi i gjykatës, xhaxhai i Lulzimit: Dënimi është i ulët – si familje jemi demoralizuar

    Axha i Lulzimit paralajmëron protestë, kërkon drejtësi për nipin e vrarë në Podujevë

    Sot mbahet senaca gjyqësore për rastin e vrasjes së 18-vjeçarit, Lulzim Fejzullahu

    Të Fundit

    Policia e Kosovës nesër vendos gurthemelin për stacionin policor në Zubin Potok

    Trumpi e pret Netanyahun të hënën e ardhshme në Shtëpinë e Bardhë

    Daku bëhet lojtari më i paguar i kombëtares, miliona euro siguron në Rusi

    Trump mbanë premtimin, i heq sanksionet Sirisë

    11 të vdekur nga shembja e minierës së arit në Sudan

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.