Andi Pajaziti sot ka dëshmuar në Gjykatë në lidhje me vrasjen që kishte ndodhur në vitin 2023 në lokalin “Bon Vivant”, njofton GazetaDemos.
Pjesë nga dëshmia:
Andi Pajaziti: Nuk jam zgjuar atë ditë me emocion të mirë, dhe s’kam dalë deri në ora 21:00. Më pas vëllau më ka thirrë me shku me hangër bukë. Ka ardh me më marrë vëllau kemi shkuar kemi hangër bukë te një dyner. Më pas kemi pas me shku në Dragodan, por ishte kolona deri në fund të rrugës dhe atëherë ju kam thënë a shkojmë në Bon Vivant, ta pijmë nga një. Vëllau Ardi nuk deshi sepse ishte me pantolla të shkurtër. Jemi shkuar dhe jemi përshëndetë me sigurimin në mënyrë më të mirë. Pasi kemi hy brenda menaxheri më ka thënë pritni në këmbë se ka shumë kallabllak. Duke pritur ka ardhur Dukagjin Lekaj, më ka thënë hajde te tavolina se kam me të vetë dicka, kam shkuar dhe kemi nisur të flasim, jemi vetur për familje. Gjatë rrugës më ka prekur në kuka anash, pas ngjarjes e kam kuptuar se më ka prekur se a kam armë, por unë armën e kam pasur armën përpara. Ulur më pas më ka thënë, “pse po bëhesh mangup?”, jam çuditur, jam bërë kishe s’e dëgjova, e kam pyetur se çka the. M’u la drejtuar se, ‘boll mirë më nijte, pse po bëhesh mangup?”, dhe e ka çuar dorën në armë që e kishte në mes të këmbëve. I kam thënë se kadal mos u ngut, në atë moment ka ardhur Hysni Geci, me dorë ia ka kapur dorën e armës dhe më pas e kam pësuar dhimbje të mëdha në kokë, nga goditjen në kokë kam menduar se më goditi plumbi dhe kam nisur ta humb ndjenjën. Aty e kam pa momentin më të mirë të largohem por nuk kam mundur sepse më pengonte dora e Hysit, e më pas kam vepruar por gjithmonë i tronditur. Më pas kam dalë jashtë dhe nga aty mbaj mend pak, veç e di që më ka thanë Hysni Geci, “dajë çu se të vrajtën”, ma nuk mbaj mend shumë, veç i mbaj mend do mantela të bardha dhe asgjë më shumë. Kurrë nuk kam pasur të keqe me Dukagjin Lekajn, e Kastriot Sylejmanin, kurrë s’e kam njohur dhe se kam ditur që ekziston si person.
Armë mbajë sepse unë punojë me pare kesh dhe më duhet të sigurohem deri t’i dorëzojë paratë në bankë apo, personit që jemi bërë pazar. E keni parë se si një person e kanë thirrur jashtë lokalit dhe e kanë vrarë për të ia marrë paratë, për këtë e kam mbajtur armën. Sa kemi ndenjur ulur më ka çuditur heshtja, shikimi dhe e fërkojke gjoksin, aty e pash që diçka nuk është në rregull.
Prokurorja: Ju thatë se nuk kam mundur të largoheni nga dora e Hysniut, dhe e kam ndjerë një dhimbje në kokë, a e dini se kush ju ka goditur në atë moment?
Andi: Kur jam kthyer e kam parë në dorë të Dukagjinit armën, nga paniku nuk e kam ditur kush por kam menduar nga arma e Dukagjinit jam goditur, por s’e kam ditur se me çka, e kam kuptuar nga aktakuza./GazetaDemos