Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    “Më ka ngacmuar me fjalë”, deklarohet në Polici efektivi që vrau kolegun në komisariat

    23/05/2022 23:29
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Një ngjarje e rëndë tronditi Tiranën, mbrëmjen e sotme. Komisariati nr.3 në Tiranë u kthye në skenë krimi, pasi një efektiv qëlloi kolegun me armën e shërbimit, duke i marrë jetën.

    Ludian Zaimi, qëlloi me armën e shërbimit Çaush Saliasin, 55 vjeç, ndërsa ky i fundit ndërroi jetë në spital. Në dëshminë e tij, siç mëson gazetarja Xhensila Kodra, autori ka thënë se viktima e ka ngacmuar me fjalë dhe të gjitha këto i kishte akumuluar.

    “Para se të merrnin shërbimin ndodheshim në zyrën e ndarjes së turneve. Kam qenë tejet i mbyllur, më ka ngacmuar me fjalë dhe disa herë ofenduese. I kisha akumuluar të gjitha këto deri në mbrëmjen e sotme”, ka thënë ai.

    Sakaq, ngjarja ka ndodhur përpara se efektivët të merrnin shërbimin. Çaush Saliasi ka marrë 5-6 plumba në pjesë të ndryshme të trupit, ndërsa nuk mundi t’u shpëtojë plagëve. Autori kishte vetëm një vit e gjysmë që ishte bërë pjesë e uniformave blu, ndërsa viktima ishte prej 20 vitesh polic.

    Grupi hetimor nën drejtimin e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore (AMP) dhe Prokurorisë së Tiranës, ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

    https://gazetademos.com/polici-qe-u-vra-ne-tirane-kishte-20-vjet-qe-sherbente-per-uniformen-e-shtetit-detaje-te-reja-si-ndodhi-vrasja-e-rende/

    Artikuj të ngjashëm

    Policia dhe studentët përplasen në Serbi, forca të shumta po i largojnë me dhunë nga rrugët

    Gruaja në fotografi po kërkohet nga policia për vjedhje

    Gjendet e vdekur një 80-vjeçare në Prishtinë

    Të Fundit

    Faton Peci shfaqet i bindur se do ta fitojë Mitrovicën lehtë, “kapet” me komentuesin që i tha “nuk fiton për shtune 700 vjet”

    Policia dhe studentët përplasen në Serbi, forca të shumta po i largojnë me dhunë nga rrugët

    Në autostradën Kosovë-Shqipëri paralajmërohen kontrolle me radarë statikë

    Reagon gruaja e Adem Mikullovcit pas shpifjeve se nuk iu rregullua varri aktorit

    Sala Jashari i reagon ashpër Deharit: Interpretimi i aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese nga ana e Lëvizjes Vetëvendosje është bërë “sipas dëshirës”

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.