Me ftesë të presidentes Vjosa Osmani, në Kosovë ka arritur për vizitë zyrtare kreu i shtetit të Antigua dhe Barbudas njëherit Guvernatori i Përgjithshëm Rodney Williams.
“Guvernatori i Përgjithshëm do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Republikën e Kosovës si dhe do të jetë pjesëmarrës i Forumit Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, i organizuar nën udhëheqjen e Presidentes Osmani”, thuhet në njoftimin e Presidencës.
Sipas njoftimit, në orën 15:00, presidentja Osmani pret me ceremoni shtetërore, kreun e shtetit të Antigua dhe Barbuda, Guvernatorin e Përgjithshëm, Rodney Williams.
Vendi: Sheshi “Ibrahim Rugova”.”