Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde e ka cilësuar si “depresive” situatën e krijuar, pasi Kuvendi i Kosovës dështoi të konstituohet për herën e 33-të.
Në një intervistë në “RTK”, ai ka thënë se kjo është depresive edhe për kandidatën, Albulena Haxhiu.
“Unë kam deklaruar publikisht disa herë se cili është qendrimi ynë. Shpresojmë në zgjidhje të shpejtë.
Përmendet 33 herë tashmë si perpjekje, që s’ka ndodhë tashmë, të jem i sinqertë më duket depresive për kandidaten, për reputacionin e Kuvendit, shumë depresive për gjithë popullatën që ka votuar, por edhe për mua si vëzhgues diplomatik është zhgënjyese që mos të kesh institucion funksional që e shtyn vendin përpara sepse koha ecë” – tha ai.