Kryetari i Leposaviqit, Lulzim Hetemi sërish ka bërë një ‘tur’ përbrenda komunës së Leposaviqit dukë i treguar Deutsche Welle-s, për izolimin e tij shtatë mujorsh përbrenda komunës.
“Qe ku flej, qe ku e kam çebën, jastakun..tre banjo”, nisi t’u tregojë Hetemi medias gjermane në një video të publikuar nga vetë këta të fundit duke ia treguar përreth ambientin
“Qe në këtë kauq ka flejt kryetari, dmth qe mbulojën, çeben, jastakun…i kena tri banjo atje, i kena pas vendos ni tush, e kan ba si banjo, e kena kuzhinën, jena ushqye…kështu që kryetari ka nejt qitu…në këtë kauq ka flejt edhe policia edhe mbrojtja e afër, shtat muaj ditë”, tha Hetemi.