sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Teknologji
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Më 6 dhe 7 korrik takimi i delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë

    02/07/2021 17:19
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Më 6 dhe 7 korrik raportohet se do të ketë takime të reja në kuadër të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, por jo në nivelin e lartë. Siç ka raportuar Radio Evropa e Lirë të premten, pas takimit mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tash do të ketë takime mes delegacioneve të të dyja shteteve.

    Delegacioni i Kosovës do të udhëhiqet nga zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi ndërsa ai i Serbisë nga drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq.

    Nuk dihen temat e takimeve, por është paralajmëruar që do të diskutohet edhe për marrëveshjet e arritura deri më tash dhe për shkallën e zbatimit të tyre.

    Po ashtu ky takim do të shfrytëzohet edhe për përgatitjen e një takimi të ri mes Kurtit e Vuçiqit, i cili pritet të zhvillohet nga fundi i këtij muaji në Bruksel. Liderët u takuan për herë të parë më 15 qershor në Bruksel.

    Kurti kishte propozuar nënshkrimin e një marrëveshjeje të paqes, ku Kosova dhe Serbia do të zotoheshin që nuk do ta sulmojnë njëra-tjetrën, si dhe ka kërkuar njohjen e ndërsjellë. Ndërkaq, Vuçiq kishte ngritur çështjen e formimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë.

    Sipas vlerësimeve të diplomatëve në Bruksel, ai takim kishte dëshmuar se sa dallojnë qëndrimet e të dyja palëve.

    Zyrtarët e BE-së të cilët ishin përfshirë në ndërmjetësimin e dialogut, si Përfaqësuesi i lartë për Politikë të Jashtme dhe atë të Sigurisë, Josep Borrell, ashtu edhe i dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun, Mirosllav Lajçak, i kanë njoftuar shtetet anëtare për rezultatet e atij takimi.

    Shtetet anëtare vazhdojnë të mbështesin dialogun dhe presin që ai të rezultojë me një marrëveshje për normalizimin gjithëpërfshirës të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë.

    Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësim të Bashkimit Evropian, ka nisur më 2011.

    Artikuj të ngjashëm

    Scholzi e Macroni do tentojnë t’i bëjnë bashkë Osmanin e Vuçiqin në Granada

    Aida Doçi shfaqet me fustan nusërie, kjo është arsyeja

    Tetë të vdekur e 23 të zhdukur nga përmbytjet në Indi

    Të Fundit

    Scholzi e Macroni do tentojnë t’i bëjnë bashkë Osmanin e Vuçiqin në Granada

    Aida Doçi shfaqet me fustan nusërie, kjo është arsyeja

    Tetë të vdekur e 23 të zhdukur nga përmbytjet në Indi

    Scholzi kërkon zgjidhje paqësore mes Kosovës e Serbisë

    Rashiq: Vuçiq nuk është njeri që mund të qëndrojë pa gënjyer

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2023

    Shkruani lart dhe shtypni Enter për të kërkuar. Shtypni Esc për të anuluar.